Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot përmes një kumtese për media ka kundërshtuar kundërshton projektin e BE-së që parasheh ndërtimin e një deponie në komunën e Kastriotit ku do të mblidheshin të gjitha mbetjet e materialeve radioaktive që gjinden në Kosovë.
Ky subjekt politik thotë se ditë më parë, këtë kundërshtim e kanë shprehur edhe në Kuvendin Komunal, ku bashkërisht me asamblistët e subjekteve tjera kanë votuar kundër këtij projekti, transmeton KlanKosova
“Ne konsiderojmë që vetë nisma e këtij projekti përveç se cenon të drejtën themelore për jetë të banorëve të Kastriotit, e nënvlerëson edhe vetëdijen e tyre; thuajse këta të fundit nuk e kanë problem që jetojnë të rrethuar nga të katër anët me kodra hiri që vijnë nga KEK-u; me deponinë e mbeturinave në Mirash që përbën një bombë ekologjike apo me mbetjet radioaktive të metaleve nga Trepça që janë vendosur para gati katër viteve në Llazarevë.” thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas Qendrës së kësaj partie , projekti në fjalë është i papranueshëm, siç është e papranueshme neglizhenca e Komunës së Kastriotit në këtë drejtim dhe heshtja e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...