Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar disa aktivitete, me rastin 11 vjetorit të protestës së 10 shkurtit, në të cilën mbetën të vrarë Mon Balaj e Arben Xheladini, e ku u plagosën shumë të tjerë.
Në orën 10:00, Vetëvendosje ka paraparë homazhe për Arben Xheladinin te varrezat në Arbëri, Prishtinë. Në orën 12:00, homazhe për Mon Balajn te varrezat në Besianë.
Në orën 13:30, homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Ndërsa në orën 15:00, një tribunë do të organizohet në Sallën e Kuqe.
Në posterin kësaj ngjarje është shkruar se “Krimi nuk vjetrohet, Lëvizja nuk ndalet”.
Balaj e Xheladini nuk kishin mundur t’i mbijetojnë plagëve nga plumbat e gomës të cilët ishin hedhur në drejtim të tyre nga Policia e UNMIK-ut.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...