Vetëvendosje ia prish festën PAN’it (VIDEO)

01:08 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Dersisa mbante fjalim Kadri Veseli, ai është penguar nga brohoritjet e simpatizantëve të Vetëvendosjes.

PDK dhe AAK, gjegjësisht liderët e këtyre dy partive, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, por pa praninë e Fatmir Limajt të Nismës, kanë përshëndetur përkrahësit e partive të tyre, që po festonin fitoren në sheshin Skënderbej.

Kjo festë ka mundur të eskalojë në dhunë, sikur mos të ishin tregur të përmbajtur përkrahësit e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Kjo për shkak se aty pranë tyre janë afruar një numër i madh i përkrahësve të Vetëvendosjes, të cilët derisa mbante fjalim Kadri Veseli, thërrisnin emrin e partisë së tyre, dhe atë të Albin Kurtit.

Shpërndaje në rrjete sociale