Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi për media bën të ditur se mbështetë plotësisht kryetarin e komunës Shpend Ahmeti.
Kryesia e VV-së ka mbajtur mbledhje një ditë pas publikimit në media për punësimet në komunën e Prishtinës.
VV këto shkrime i quan fushatë shpifëse kundër qeverisjes së Ahmetit.
Komunikata e VV-së:
Me afrimin e datës së protestës kundër Demarkacionit, ndërkohë që mobilizimi qytetar po rritet, sigurisht, edhe propaganda e pushtetit që mbështetet në gënjeshtra është intensifikuar.
Ndërkohë që përgjimet e skandalit “Pronto” po e demaskojnë e po i heqin dilemat edhe tek ata pak njerëz që kishin ende dyshime mbi këtë pushtet kriminal, partitë e koalicionit për kapjen e shtetit kanë filluar një fushatë shpifëse kundër qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Prishtinës. Sa më e qartë që duket situata për qytetarët, aq më shumë nevojë për gënjeshtra e mjegull ka ky pushtet.
Kësaj radhe, LDK e PDK kanë hedhur një sërë shpifjesh mbi gjoja punësimet e paligjshme nga Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Tash që të pabërat u kanë dalë për fushe, nuk mund të thonë më se nuk e meritojnë epitetin “Pronto”, por e vetmja mënyrë e tyre për tu mbrojtur është duke thënë se të gjithë janë si ne. Shpifjet që po i bazojnë në falsifikime listash u demaskuan shumë shpejt nga vetë personat e angazhuar nga Komuna.
Ne e inkurajojmë Kryetarin e Prishtinës që të vazhdojë me projektet zhvillimore dhe punën transparente, duke e siguruar po ashtu se në këtë betejë kundër zhvatësve te klanit “Pronto” gëzon mbështetjen e mbarë anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe të gjithë qytetarëve që duan ndryshime në Kosovë.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale