Drejtori i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar që nuk shkoi në listë të përbashkët me LDK’në.
Abazi madje ka thënë se pavarësisht dallimit konceptual, këtë do duhej ta bënin për hir të qytetarëve, ngase e kanë të qartë se asnjëra nuk do të mund të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.
“As LDK e as Vetëvendosja vetë nuk kanë mundësi me krijua një shumicë absolute parlamentare kështu që do të ishte e mençur që të krijohej një listë e re e përbashkët të krijohet për qytetarët”, ka thënë ai në një bisedë për Ekonomia Online.
Sa i përket koalicionit PDK-AAK-NISMA, Abazi ka thënë se ky koalicion ia ka lehtësuar zgjedhjen qytetarit, pas sipas tij, është bërë një ndarje në mes të atyre që kanë luftuar kundrejt atyre që ai i quan pjesa e mobilizimit politik paqësor.
Përderisa është shprehur se i dhimbsen AAK dhe NISMA që nuk kanë mësuar nga përvoja e LDK-së.
“Në momentin e fundit të parakalimit të afatit u bë koalicioni parazgjedhor mes PDK-AAK dhe Nismës që në një formë e lehtëson zgjedhjen për qytetarët sepse është ata që kanë luftuar kundrejt atyre që konsiderohen si pjesa e mobilizimit politik paqësor të themi. Mua më dhimbsen shumë AAK dhe Nisma që nuk kanë mësuar më shumë nga LDK-ja. Janë hyrë më një parti e cila ka tradhëtua koalicionin qeverisës gjatë gjithë kohës edhe vetëm nja kalkulim kanë pasur përpara, interesin e vetë” është shprehur ai.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...