Lëvizja Vetëvendosje përveq se po fiton zgjedhjet në nivel vendi, ajo po ashtu ka fituar edhe në shumë qendra në të gjithë Kosovën.
Në komunën e Vushtrrisë janë numëruar 31.292 apo 97.92% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 10.468 të votave në këtë komunë. PDK është e dyta me 9.022 vota ndërsa LDK ka 7443 vota. Koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 1545 vota ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 1444 vota.
Në Kaçanik është pothuajse gjendje e njëjtë. Ky qytet gjithmonë ka qenë një bastion i PDK’së, por duket se në këto zgjedhje gjërat kanë ndryshuar. Tanimë janë numëruar 13.666 e votave në këtë komunë apo 93.62% e totali.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 4.724 vota. Vednin e dytë e mbanë PDK me 4.403 vota ndërsa LDK qëndron më prapa në vendin e tretë me 2341 vota.
Ndërkohë në komunën e Kamenicës janë numëruar 87.50% e votave.
LVV prin me 4.076 vota. Pak më larg është LDK në vendin e dytë me 2.808 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 2022 vota./expres/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...