Një lajm jo zyrtar dhe i pakonfirmuar ka qarkulluar në disa media se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së Kosovës.
Megjithëse nga LVV kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse Gjykata Kushtetuese ka marrë ndonjë vendim për rastin e vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, zyrtarë të kësaj partie kanë filluar të shpërndajnë fotografi të kreut të liderit të partisë ku shkruan ” Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.
Një postim të tillë e ka bërë ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Postimi i tij në rrjetin social Facebook, ka marrë pëlqime të shumta brenda pak minutash.
Gjithashtu, nënkryetarja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 përqind të votave.
“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, thuhet në reagimin e Nagavcit në Facebook.
Theksojmë se vota e deputetit Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, për të cilën LVV kishte pohuar se ishte e paligjshme.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës