Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i ka uruar mirëseardhje Fadil Fazliut, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale.
Kthimi i mikut të tij, Latifi tha se është një lajm që i gëzon të gjithë, me shpresën se do ta ketë ‘këmbën e mbarë’ edhe për çlirimtarët e tjerë që po mbahen në paraburgim në Hagë.
“Mirë se u ktheve, miku im i hershëm, Fadil Fazliu!
Pas një kohe të gjatë dhe të padrejtë larg familjes dhe shokëve, kthimi yt është një lajm që na gëzon të gjithëve. Uroj që kjo liri e kushtëzuar të shndërrohet sa më shpejt në liri të plotë dhe që ta gëzosh shëndetin, familjen dhe jetën me dinjitet.
Paç këmbën e mbarë e fatin tënd e paçin edhe shokët tjerë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.”
Në fund, ai shkroi se drejtësia duhet të vihet në vend për të gjithë.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...