Pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti ka reaguar vetë Hoti, LDK dhe ministrat e këtij subjekti në Qeverinë Kurti, por deri tash ka munguar reagimi i kryeministrit dhe subjekteve të tjera politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka këruar që ky rast të mos ndërlidhet me VV-në
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ndërlidhja e VV-së në sulmin me vezë ndaj zv.kryeministrit Hoti është tendencë dashakeqe që për qellim ka futjen e pykës për koalicionin e shpresës”.
“Koalicion të cilin qytetaret e vendosën në zgjedhjet e 6 tetorit. Në anën tjetër mirëfilli dihen qasjet tona karshi taksës dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu”, ka shkruar Manxhuka.
Ndaj këtij akti ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-nënkryetar i LVV-së dhe ish-kryetari i PSD-së, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se opozita e re po i bën reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend.
“Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti.
Duket sikur ky postim i Ahmetit edhe e ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar sot nga persona të panjohur me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158074837418698
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...