Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in. Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ftuar në një takim konsultativ të gjitha partitë politike në vend më 24 korrik, në të cilin do të diskutohet rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.
Në ditën e parë të ftesës nga presidenti partitë nuk i janë përgjigjur ftesës.
Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës takimet e tilla i ka quajtur tentim të presidentit për të fituar kohë koalicioni PAN që t’i mbledhë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.
Ata thonë se presidenti nuk është neutral, shkruan tutje “Zëri”.
Sipas tyre, Thaçi në vazhdimësi ka përkrahur PDK-në, ka dhënë sinjalin përfundimtar për rrëzimin e legjislaturës së kaluar, ndërsa tani po tregohet jokonstruktiv duke e ndihmuar koalicionin PAN.
Të njëjtën gjë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike, të cilët veprimet e presidentit Thaçi i kanë quajtur jo të duhura.
Sipas tyre, ai në vazhdimësi përfaqëson interesa të PDK-së.
Për më tepër, presidenti Thaçi dje është parë në shoqërinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, me anëtarin e po kësaj partie Sami Lushtakun dhe me shefin e Shtabit Zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e qershorit Rrahim Pacollin.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...