Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Etem Arifi. Në reagimin e kësaj partie thuhet se kryetarit të partisë, Albin Kurti nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që të jetë kandidat për deputet apo për kryeministër, shkruan Arbresh.info.
Nga kjo parti janë zotuar se shpejt do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm dhe të shpallet kandidatura.
Ky është njoftimi i plotë:
Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor.
Ndryshe, sipas vendimit të Kushtetueses, çdo personi që është i dënuar në tri vjetët e fundit me vendim të formës së prerë i ndalohet kandidimi në këto zgjedhje.
Albin Kurti është dënuar me tri vjet burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja