Vetëvendosje dhe AAK lëshojnë mbledhjen e komunës

14:55 | 15 Shkurt 2016
M. A.

Asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit Komunalë.

Asnjëri prej atyre që ka lëshuar sallën nuk ka dhënë ndonjë arsye, ndërsa seanca është duke vazhduar të mbahet.

Në sallë janë 27 asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë.

Lirak Çelaj i PDK-së dhe Flamur Shala i LDK-së kanë akuzuar kryetarin e komunës Shpend Ahmeti, se po bllokon punën e Kuvendit të Prishtinës./

Shpërndaje në rrjete sociale