Shtëpia e kandidatit për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja është sulmuar gjatë ditës së hënë.
Me këtë rast përmes një komunikate për medie, ka reaguar Vetëvendosje, duke dënuar ashpër këtë sulm.
Gjeni të plotë komunikatën:
Gjatë ditës së djeshme, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar shtëpinë e kandidatit për deputet, Sadri Ramabaja, me ç’rast i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër këtë sulm vandal dhe fton organet e rendit që sa më parë të zbardhin të vërtetën, dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
Veprimet e këtilla nuk e frikësojnë e as nuk e zmbrapsin asnjë aktivist nga rradhët tona. Angazhimi ynë për një shtet ku mbretëron drejtësia, rendi e ligji, nuk merr fund nga asnjë lloj presioni apo dhune, nga kushdo qoftë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...