Lëvizja Vetëvendosje ka anuluar konferencën e paralajmëruar për në orën 16:00. Fillimisht kjo konferencë u shty sot brenda ditës dy herë, dhe tani, pak minuta para orës 16:00 vendoset të anulohet.
Zëdhënësi për media i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka shkruar se konferenca e paraparë për sot shtyhet, por nuk dihet se për kur.
“Konferenca e paraparë për sot anulohet. Kërkojmë ndjesë dhe shihemi në konferenca të rradhës”, shkruan Hoti.
Kujtojmë se mbrëmë Partia Demokratike e Kosovës arriti koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën.
Vetëvendosja, siç po shihet, ende nuk ka vendosur se si do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit. Qeveria “Mustafa” u rrëzua në Parlament pasi mocioni i inicuar nga Nisma mori mbështetje të madhe, vendimtare e së cilës ishte edhe vota e partnerit të koalicionit PDK-së, e cila ia dha goditjen e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...