Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, në një intervistë dhënë portalit Arbresh.info, ka thënë ishte e rëndë për ta t’i dorëzojnë armët me të cilat kanë luftuar.
Ai ka shtuar së ndoshta do të ishte më e rrugës që këto armë të konservohen në muze si shenjë e historisë së lavdishme të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Për ish-pjesëtarët e UÇK-së, me ato armë që kanë luftuar nuk është mirë të dorëzohen, por për hir të shtetit ne i kemi dorëzuar, për mendimin tim ishte dashur më mirë të dorëzohen në muze dhe të ishin si dëshmi për luftën e bërë. Ishte dashur që këtë vendim ta marrin më herët, por është e rëndë për ne të dorëzoheshin armët që kemi luftuar. Unë i kom dorëzuar me përfundimin luftës edhe një pjesë e luftëtarëve i kemi dorëzuar në atë kohë, por e kemi ndjerë vetën shumë keq. Është e vërtetë që ne kemi pasur mungesa të armatimit por kemi pasur kurajë për të luftuar”, tha ai./Arbresh.info/
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...