Veteranët thonë se dolën në pritje të Presidentit që po mbron pastërtinë e UÇK-së

19:24 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Me flamuj nëpër duar, qindra qytetarë në mënyrë të organizuar kanë dalur në Morinë në kufi me Shqipërinë për të pritur presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Presidenti i vendit Thaçi për 4 ditë ka qëndruar në Hagë ku është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Qytetarët në Morinë thonë se kanë dalë për ta pritur Presidentin që sipas tyre po e tregon pastërtinë e UCK-së gjatë luftës në Kosovë.

Në mesin e atyre që kanë dalur janë edhe figura politike.

Kujtojmë se Presidentit Hashim Thaçi e Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli janë ftuar nga Gjykata Speciale nën dyshimin për krime lufte.

Më të mbërritur në Tiranë presidenti Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se nesër me një fjalë rasti do t’i drejtohet qytetarëve ku do të tregojë për intervstimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme