Sezona e pushimeve veçse ka filluar. Grupit do t’i bashkohen edhe veteranët e UÇK-së, që do t’i shijojnë pushimet verore në fillim të muajit korrik në bregdetin shqiptar të Durrësit me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati në një prononcim për “Zërin”, ka treguar se numri i veteranëve që do t’i bashkohen grupit të parë do të jetë 250, raporton Zëri.Info.
“Kemi pasur takim me kryesinë. Me Këshillin Drejtues e kam përfunduar. Komisioni ka vendosur me 1 korrik të niset turra e parë. 250 do të shkojnë njëherë, sepse nuk munden të gjithë për njëherë për shkak se nuk ka vend në Hotel. Në Durrës do të shkojmë”, ka deklaruar Gucati.
Në total, numri i veteranëve që do të shkojnë në deti, e banja shëruese do të jetë 1500, me 300 mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit