Përmes një reagimi për media, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj vrasjes së bashkëluftëtarit të tyre që ndodhi dje në Krushë të Vogël duke kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti.
“Dje në fshatin Krushë të Prizrenit, në vendin e tij të punës është vrarë bashkëluftëtari ynë MILIT SHEHU. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të burgosen dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftimin e OVL së UÇK-së.
Arbresh.info raportoi se dje në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit rreth orës 6 e 30 të mëngjesit një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë në prani të një pompe të kraburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël.
Viktima ishte e vitit të lindjes 1977 ndërsa ishte veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit