Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës pas ekspozitës që sipas tyre paraqiste të dhëna të pasakta për masakrat e kryera gjatë luftës. Pakënaqësia e tyre u intensifikua kur nuk u lejuan të hynin në oborrin e Kuvendit, duke u detyruar të futen me forcë përmes hyrjes kryesore.
Në shenjë pakënaqësie për ekspozitën, e cila pasqyroi të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, deklaroi se ka dyshime se informacionet për ekspozitën janë marrë nga shërbimet sekrete serbe. Ai shtoi se do ta mbrojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhavit Jashari nga OVL–UÇK tha se protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, të cilat, sipas tij, kanë degraduar pafundësisht, raporton Ekonomia Online.
“Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë pikërisht në oborrin e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë degraduar pafundësisht. E them këtë sepse qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i saj flisnin shumë për bashkimin kombëtar, mbajnë simbolin dhe flamurin kombëtar në xhaketë, kurse në anën tjetër kishin një këshilltar që vazhdimisht përpiqej të degradojë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky person është Shkëlzen Gashi”, tha Jashari.
Sipas tij, brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK.
“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie vjen nga fakti se brenda saj ka ministra anti-UÇK. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati, publikisht ka deklaruar se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, gjë që është fyerje e rëndë për veteranët,” shtoi ai.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë