Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, ka pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature.
Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës, sipas VV-së, është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni.
“Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel, 6 gusht 2017. Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës. E ftojmë anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Komisionit Zgjedhor Ad Hoc të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë/arbresh.info/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...