Nga data një dhjetor e këtij viti e deri më sot, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë udhëtuar mbi 221 mijë udhëtarë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja për media nga Aeroporti i Prishtinës, Valentina Gara, me anë të një postimi në Facebook.
Gara ka theksuar se presin që vitin 2023 ta përmbyllin me mbi 3.4 milionë udhëtarë.
“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë” tha ajo./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër