Kryeministri në detyrë , Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, përuroi objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
“Objekti i ri është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Me rastin e përurimit Kurti u shpreh se zyrtarët policorë tani do të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe se performanca e tyre do të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale.
Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar./Arbresh.info

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...