Nga janari deri në gusht të këtij viti, 1 mijë e 050 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ndërsa vetëm gjatë muajit gusht janë shkurorëzuar 97 çifte, e që krahasuar me një muaj më parë, pra muajin korrik, ka rënie të numrit të shkurorëzimeve, pasi që në muajin korrik janë regjistruar 177 raste të shkurorëzimeve.
“Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura ë Kosovë për muajin Gusht janë 97 raste, krahasuar me muajin Korrik kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (45.2 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas të dhënave të ASK -së për muajin gusht, me numër të shkurorëzimeve prin qyteti i Pejës me 10 raste, pasuar nga Gjilani me 9 raste, Rahoveci me 8 raste dhe Gjakova e Klina me nga 7 raste të shkurorëzimeve.

Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...