29 vjeçari F. V, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” në Mitrovicë është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kosovës.
“Në orët e mesditës së sotme të datës 08 prill 2022, në Sektorin Rajonal të Hetimeve është vetdorëzuar i dyshuarit F. V., 29 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër”, njofton policia.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...