Si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj një person ka humbur jetën.
Këtë e ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media, shkruan arbresh.info
Sot, rreth orës 06:50 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore .
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku dhe përfundon jashtë rrugës, thuhet në komunikatë.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën pasagjeri L.A. ( M/K), i moshës 17 vjeçar, ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt) , ndërsa lëndime trupore pëson, drejtuesi i automjetit N.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin . /arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...