Një person është lënduar si pasoj e vetaksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi./Arbresh.info
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...