Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Llapushnik.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”- tha Krasniqi. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?