Një person ka vdekur në Graçanicë, kur vetura me të cilën udhëtonte i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur për beton.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20, në rrugën “Patriark Pavle”.
“Është raportuar një aksident trafiku ku drejtuesi i automjetit mashkull serb ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graçanicës ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...