Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një vetaksidenti në fshatin Qifllak të Rahovecit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj shtoi se aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrolli.
“Me datën 17.07.2024 rreth orës 19:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Qifllak-Rahovec. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime trupore (shoferi dhe dy pasagjerë). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rastin”, tha Elezaj./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së