Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritje tradicionale në selinë e saj në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Meqenëse kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava gjendet në Haxh, në vend të tij, pritjen e musafirëve e bëri zëvendës kryetari i Bashkësisë Islame Reshat Megjiti.
Një ndër vizitorët e shumtë ishte edhe kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Veseli gjatë fjalimit të tij tha se në këtë ditë të flijimit, duhet të mos harrohen edhe ata që e flijuan jetën e tyre për ne.
“Me bashkëshorten, familjen time ua uroj Bajramit të gjithë qytetarëve. Në këtë ditë të flijimit, i kujtojmë edhe ata që ka ardhe koha që e kanë flijuar edhe jetën e tyre për këtë ditë, për lirinë tonë. Haxhillarët shpresojmë që të kthehen sa më shpejtë”, tha Veseli.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump