Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen Mramori që sot humbi dy fëmijë.
Veseli përmes një reagimi ka thënë se është urgjente që institucionet e ligjit të thonë fjalën e tyre dhe të marrin vendimet e duhura e të shpejta.
Ky është reagimi i plotë i Veselit:
Telegram ngushëllimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli per familjen Mramori.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllime familjes Mramori për humbjen tragjike të jetës së dy fëmijëve të saj Florentës dhe Florentit.
Kjo është një tragjedi e rëndë që prekë zemrat, jo vetëm të familjes, por të secilit prej nesh, secilit qytetar të Kosovës, që aspiron një vend dhe ambient të sigurtë për fëmijët dhe familjen e tij.
Përveç dhimbjes, është urgjente që institucionet e ligjit të thonë fjalën e tyre dhe të marrin vendimet e duhura e të shpejta për t’i nxjerrë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që lejojnë dhe ata që krijojnë në ambientet tona sociale faktorë të tillë rreziku për jetën si ky që u mori jetën fëmijëve të familjes Mramori.
ShBA-ja në KS të OKB-së: UNMIK-u ka arritur në fund të rrugë...
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut