Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur se gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për kalimin e buxhetit për vitin 2018, raporton “Arbresh.info”.
“Nesër do të kemi adresimin e presidentit të Republikës së Kosovës në ora 13:30. Po ashtu do të kemi një seancë të jashtëzakonshme për kalimin e buxhetit për vitin 2018 në leximin e dytë dhe me këtë pastaj do të shkojmë në pushimin e dimrit”, tha Veseli.
Ndërkohë edhe pse Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës Dardan Gashi për gjuajtje me armë në ahengun familjar të zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt./Arbresh.info
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin