Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për kandidaten për deputete nga PDK-ja Evgjeni Thaçi Dragusha. Ai treguar një moment interesant nga jeta e tij kur ishte pjesë e luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se si Evgjeni Thaçi Dragusha, që është kandidate për deputetet nga PDK-ja, mbesa e presidentit, kur ishte e vogël i ruante ushtarët e UÇK-së kur bënin gjumë duke shikuar në dritare për lëvizjen e forcave serbe.
“Kjo ka qenë një vajzë shumë e vogël në atë kohë, por ka qëndruar çdo herë me ne. Ka qëndruar në dritare duke shikuar dhe duke na ruajtur kur kemi bërë gjumë unë edhe axha i saj. Tash është shkolluar, ka përfunduar edhe master në Suedi, jo pse shkollat tona nuk janë të mira. Është e përgaditne dhe do t’iu përfaqësojë denjësisht”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se përfshirja në listë e Evgjeni Thaçi Dragusha është bërë me insistimin e tij.
Kjo është videoja e plotë e Veselit:
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...