Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, paralajmëron se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të miratoj ligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së, i cili do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë, por edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Keyeparlamentari Veseli ka thënë se Ligji i ri, luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantojë dinjitetin e munguar.
“Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit. UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë”, ka thënë Veseli.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Në këtë ditë kur kujtohen e nderohen dëshmorët, dua t’i njoftoj qytetarët se
shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do ta miratojë Ligjin për Vlerat u Luftës së UÇK-së. Me anë të këtij ligji, Shteti ynë do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit tonë për liri. Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantohet me ligj dinjiteti. Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit. UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë. Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet