Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë ditës ka marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të njëzet e një martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “nderimi më i madh për të rënët është që sot të mos e keqpërdorim lirinë”.
“Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb”, ka shkruar Veseli.
Ai theksoi që të mos harrohet asnjë moment çmimi, që sipas tij është dashur të paguhet për lirinë e Kosovës./Arbresh.info/


Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...