Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim Shefki Mexhuanin, veprimtar i shquar për çështje të Kosovës, që jeton dhe vepron në SHBA.
Veseli në një postim në facebook tha se ‘rroli i bashkatdhetarëve tanë gjithandej botës ka qenë i një rëndësie të pazëvendësueshme dhe historike për çlirimin e vendit, andaj, ata sot, janë kudo të mirëpritur në atdhe’, shkruan Veseli./arbresh.info/
Postimi i plotë i kryeparlamentarit:
Sot, prita në takim Shefki Mexhuanin, veprimtarin e shquar të çështjes së Kosovës, që jeton dhe vepron në SHBA.
Rroli i bashkatdhetarëve tanë gjithandej botës ka qenë i një rëndësie të pazëvendësueshme dhe historike për çlirimin e vendit, andaj, ata sot, janë kudo të mirëpritur në atdhe.
Puna atdhetare e Z. Mexhuani mbetet model i njeriut tonë jashtë atdheut që me përkushtim, në çdo situatë i del në ndihmë vendit dhe popullit të tij.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...