Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton portali Arbresh.info
Veseli ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni.
Ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane.
“Të dashur miq, Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info

28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare