Me rastin e ditës së turqve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup nxënësish të komunitetit turk në Kosovë.
Duke u dëshiruar fëmijëve mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryeparlamentari Veseli u uroi atyre 23 prillin dhe konfirmoi përkushtimin e tij për ta afruar institucionin që ai udhëheq sa më pranë qytetarëve të të gjitha komuniteteve, nëpërmjet rritjes së transparencës dhe krijimit të mundësive për qasje sa më të madhe të publikut në punën e përfaqësuesve të tij të zgjedhur.
Nxënësit, nga ana e tyre, shprehën kënaqësinë për mundësinë që u është ofruar për t’u njohur nga afër me punën dhe mjediset e Kuvendit, ndërsa falënderuan kryetarin Veseli për pritjen e ngrohtë që u rezervoi atyre.
Gjatë kësaj vizite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit turk, Mufera Shinik dhe Fikrim Damka, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...