Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovcin nga i cili është informuar për punën dhe angazhimin e kësaj Agjencie për mbështetjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve vendorë.
Veseli ka falënderuar Gjinovcin për punën dhe angazhimin në përkrahjen e gjithë prodhuesve vendorë, ndërsa ka kërkuar që kompensimi i fermerëve, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga sëmundja gungore e lëkurës të fillojë sa më shpejt.
“Mbështetja për të gjithë fermerët do të rritet në vazhdimësi si dhe do të fuqizohet përkrahja e veprimtarive për gjithë prodhuesit vendorë. Prodhuesit kosovarë dhe fermerët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe mbështetja për ta do të jetë e vazhdueshme”, tha kryeparlamentari Veseli.
Gjinovci e ka siguruar kryeparlamentarin Veseli se fondi prej 1.5 milionë euro që ishte ndarë për kompensimin e fermerëve për sëmundjen gungore të lëkurës do të filloj të shpërndahet shumë shpejt.
Kryeshefi i AUV-it e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për fermerët dhe gjithë prodhuesit vendorë.
Xhaka me një postim emocionues pas fitores në derbi ndaj New...
Turqia rrëzon një dron mbi Detin e Zi: Po i afrohej hapësirë...
KEK dhe komunat Obiliq e Fushë Kosovë me thellim bashkëpunim...
Personat e armatosur në Sydney i thanë familjes se ishin për...
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Ervin Pollozhan...
Kurti: Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te të gjith...