Në vazhdën e takimeve mobilizuese me degë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar kryesitë e degëve Pejë e Kamenicë.
Veseli dhe anëtarësia e degëve biseduan për përgatitje që PDK dhe degët e saj po bën në terren në komunikim me strukturën dhe qytetarët. Ai tha se ka një angazhim maksimal nga strukturat dhe shumë qytetarë, të rinj e të reja po bashkohen për t’u bërë pjesë e fitores për Kosovën.
“Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në këtë proces për fitore bindëse. Ky është vullneti i qytetarëve anekënd Kosovës dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me entuziazmin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që ne të marrim përgjegjësitë për të çuar përpara shtetin e Kosovës. Të rinj e të reja, gra e burra po na bashkohen çdo ditë në fitoren e radhës së PDK-së dhe Kosovës”, ka thënë Veseli.
Nga ana e tyre, anëtarët e degëve folën për përgatitjet që tashmë kanë filluar për procesin zgjedhor, duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që të adresojnë bashkërisht sfidat që ka vendi. /arbresh.info/

Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...