Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, është takuar sot me kryetarin e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri. Takimi vjen në një kohë kur Izraeli ka bërë të ditur se njohja për Kosovën është gati pas Marrëveshjes së Uashingtonit.
“Një takim i veçantë me Votim Demirin në Prizren, të cilin e urova për gatishmërinë e Izraelit që ta njohë Kosovën”, ka thënë Veseli për takimin.
“Si kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Demiri ka një jetë të tërë perkushtimi e angazhimi për t’i afruar popujt dhe shtetet tona. Ai ishte ura lidhëse për shumë dekada e vizitave të delegacioneve dhe shkëmbimeve mes Kosovës e Izraelit. Sot, ndihet i përmbushur me këtë arritje. Na mbetet t’i avancojmë këto marrëdhënie në të ardhmen!”, përfundoi ai
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1692917310883468
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë