Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor e cila do të mbahet në Budapest.
Gjatë kësaj Konference, kreu i Kuvendit të Kosovës do të flas për integrimet evropiane dhe sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Gjatë qëndrimit në Budapest, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të pritet në takim bilateral edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér.
Në Konferencën e tetë të kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë krerët e Kuvendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnia, Serbia, ndërsa nikoqir i kësaj konference është kreu i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës