Veseli pyetet për zhvillimet në lidhje me Specialen, thotë se qeveria Hoti “e lodhët dhe e papërgjegjshme”

12:42 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka refuzuar t’i komentojë qartë arrestimet e urdhëruara nga Gjykata Speciale.

Në një konferencë për media, Veseli u pyet se si i komenton këto zhvillime, raporton Arbresh.info

“Faleminderit shumë. Kam folur çdoherë… Do të thotë, nuk kam koment”, tha shkurt Veseli duke u larguar nga foltorja.

Për të parin e PDK-së qeverinë Hoti, është qeveri e  lodhët dhe e papërgjegjshme.

“Qeverisja e cila është duke u munduar të bëjë diçka, nuk po bën asgjë. Po kalon seanca e po e shohin që nuk kanë numra, po tenton të kalojë diçka po nuk është e përgatitur e shohin se sa është kjo qeverisje e lodhët dhe e papërgjegjshme. Jo shpesh ndodhë të ketë opozitë si PDK-ja, që është e gatshme edhe për propozime konkrete siç është ajo e Pakos së Rimëkëmbjes të orientojë politika qeverisëse në të mirë të vendit. Qeveria aktuale nuk e ka këtë gatishmëri”, tha Veseli në konferencën për media.

Kujtojmë se Veseli mbetet në pritje të konfirmimit ose hedhjes poshtë të aktakuzës së pakonfirmuar kundër tij, presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 24 qershor kishte njoftuar se ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga Gjykata, ku Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura./Arbresh.info/

Flet Kadri Veseli, a do të bëhet PDK-ja pjesë e Qeverisë Hoti

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale