Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren franceze në Kosovë, Maryse Daviet.
Veseli në postimin në Facebook ka shkruar se Ambasadorja Daviet është një mike e madhe për Kosovën e cila ka ofruar ka ofruar mbështetje të pakursyer dhe këshilla të çmueshme.
Njoftimi i Kadri Veselit në Facebook:
Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim lamtumirës miken time dhe miken e madhe të Kosovës, ambasadoren franceze, Maryse Daviet. Gjatë mandatit të saj, Ambasadorja Daviet na ka ofruar mbështetje të pakursyer dhe këshilla të çmueshme. Edhe në takimin lamtumirës, ambasadorja Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe Francës do të vazhdojnë të thellohen. K.V.

Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...