Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka mbajtur tubim në Shalë të Lipjanit.
Ai nga atje ka premtuar se do të rriten grantet investive dhe subvencionet për fermerët e asaj ane.
Veseli gjithashtu tha se do të mbështeten edhe ata që krijojnë lidhje me tregje për pasimin e produkteve bujqësore, duke premtuar asfaltim edhe 500 kilometra rrugë për lidhje të zonave rurale dhe urbane.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.
Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.
Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.
Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!
Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...