Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur lirimin e pronës së uzurpuar sot në Prishtinë.
Veseli, në FB nuk ka treguar se për cilën pronë të uzurpuar bëhet fjalë, raporton Koha.net.
Sot, Polica e Kosovës, në bashkëpunim me AKP-në, ka liruar pronën në të cilën ishte vendosur hoteli Victory.
“Pronari” i objektit, Bedri Selmani, njihet si i afërt me partinë që udhëheq kryetari i Kuvendit të Kosovës, PDK-në.
Veseli ka shkruar:
“E përshëndes veprimin e organeve të rendit dhe ligjit për lirimin e pronave të uzurpuara. Më vjen mirë që kërkesa ime publike për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të uzurpatorëve të pronave është duke u bërë realitet. Në Kosovë prona është e shenjtë, ligji vepron njësoj për të gjithë dhe qytetarët meritojnë të jetojnë në prosperitet dhe dinjitet”.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së