Veseli përkujton Izbicën: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

14:49 | 28 Mars 2020
A Z

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Izbicës.

Veseli thotë se me Izbicën, tragjedia njerëzore mori përmasa të papara dhe qëndron si dëshmi se shqiptarët iu pengonin serbëve vetëm pse ekzisonin.

Më tutje, Veseli thotë se Izbica nuk do të harrohet. Ai shprehet se duhet të kërkohet që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.

Ky është postimi i tij:

Sot, me dhimbje e nderim të thellë, kujtojmë Izbicën, vendin ku tragjedia njerëzore mori përmasa të papara, 147 qytetarë u masakruan nga armata serbe.

Masakra e Izbicës, është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball tërë Kosova në fundshekullin e shkuar, dëshmi se shqiptarët ju pengonin vetëm pse ekzistonin.

Ne nuk do t’i harrojmë këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do ta harrojmë Izbicën dhe shpirtin e pa thyer të tyre, sepse, Izbica është vulë e përpjekjes sonë për liri dhe pavarësi.

Për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë nga Serbia ne duhet të kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara për krimet makabre.

Shpërndaje në rrjete sociale