Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se “pa PDK’në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën.
Ai sot ka vizituar degën e PDK-së në Ferizaj.
Sipas komunikatës së PDK-së, temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Veseli në Ferizaj: Pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën
Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Për ta pritur të parin e PDK-së, u mblodh kryesia e PDK-së në Ferizaj e prirë nga Kryetari i degës, Agim Aliu dhe deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.
Temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK provoi më së qarti, vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli theksoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të PDK-së në qeverisje dhe faktin se është inkurajues mobilizimi dhe përkrahja gjithnjë në rritje e qytetarëve për PDK-në.
Nikoqirët, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan Kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...