Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sërish e ka kritikuar opozitën për qasjen e saj karshi zhvillimeve të rëndësishme në vend, siç është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.
“Nëse opozita dëshiron të pengojë liberalizimin dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, atëherë yrysh. Ushtria do të ndodhë brenda këtij viti. Ajo që duhet të fokusohemi është fuqizimi i buxhetit për investime në FSK me dhjetëra miliona e jo për ta mbajtur kështu”, ka thënë Veseli.
Sa i përket transformimit të FSK-së në Ushtri, Veseli ka thënë se kjo do të kryhet brenda këtij viti, por duhet të ndiqen procedurat, në mënyrë që të mos dëmtohen proceset tjera.
“Unë jam krenar që kam qenë në UÇK dhe kemi arritur suksese bashkë me ShBA-në. Ushtria do të kryhet brenda këtij viti. Por e mençur është të shkohet sipas procedurave dhe të mos dëmtohet liberalizimi’, ka shtuar Veseli.
Ai ka bërë të ditur se të enjten do të ketë seancë.
“Të enjten kemi seancë. Ajo çfarë dua të përçoj si mesazh është se Kuvendi ka përgjegjësinë e vet në forcimin drejt rrugës për në Bashkim Evropian”, ka deklaruar tutje Veseli.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/282418155724494/
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...