Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka ftuar partitë opozitare që të bashkohen në konsensusin për fazën finale të dialogut me Serbinë, e ti lënë anash inatet politike që dëmtojnë shtetin.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, kryeparlamentari Veseli ftoi opozitën që të bëhen bashkë në ekipin negociator shtetëror për të forcuar edhe më shumë pozicionin e Kosovës në këto bisedime nga të cilat siç tha Veseli, Kosova do të merr njohjen nga Serbia dhe do të siguroj ulësen në OKB.
“Ka disa muaj që jam duke i ftuar në vazhdimësi opozitën dhe ju kam ofruar platformën time të dialogut si propozim për tu bashkuar dhe për ta plotësuar pastaj bashkërisht në platformë shtetërore. Është e pakuptimtë refuzimi i tyre dhe përpjekjet që në këtë temë të mundohen të bëjnë populizëm për vota”, tha Veseli.
Ai tha se seanca e ftuar nesër me kërkesë të kryeministrit synon bashkkmin e gjithë spektrit politik për të forcuar edhe më shumë pozicionin e Kosovës në bisedime.
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...